Trump thotë se është shumë herët për të folur për marrjen e naftës së Iranit, por nuk e përjashton si mundësi

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka lënë të hapur mundësinë që SHBA të marrë naftën e Iranit, ndërsa vazhdon lufta për të cilën zyrtarët kanë thënë se synon t’ia heqë Iranit mundësinë për të zhvilluar armë bërthamore dhe ta dobësojë atë në mënyrë që të mos përbëjë më kërcënim për SHBA-në ose për fqinjët e Lindjes së Mesme.

Trump i tha NBC News se nuk dëshironte të diskutonte nëse do të donte që SHBA të merrte naftën iraniane duke thënë se është shumë herët për këtë, por shtoi se “sigurisht që njerëzit kanë folur për këtë”, përcjell Reporteri.net.

Ai përmendi edhe Venezuelën, ku SHBA kreu një operacion në janar që çoi në kapjen e udhëheqësit të vendit, Nicolás Maduro.

Që atëherë, administrata e Trump ka ndërmarrë hapa për të siguruar dhe shfrytëzuar rezervat e naftës së Venezuelës.

Në fjalimin e tij për gjendjen e vendit muajin e kaluar, Trump tha se SHBA tashmë ka marrë më shumë se 80 milionë fuçi naftë nga Venezuela.

Back to top button