Trump vlerësoi G20 si “sukses i mrekullueshëm”

Pas mbajtjes së samitit të G20-ës

Presidenti amerikan Donald Trump ka vlerësuar samitin e G20-ës që u mbajt në Gjermani si një “sukses të mrekullueshëm”, pavarësisht qëndrimit të izoluar të SHBA ndaj ndryshimeve klimatike.

Në një deklaratë të përbashkët, krerët e 18 shteteve dhe BE-ja njohën vendimin e SHBA-së për t’u tërhequr nga marrëveshja e klimës së Parisit.

Megjithatë, ata thanë gjithashtu se anëtarët e tjerë të G20 mbetën të përkushtuar ndaj marrëveshjes “të pakthyeshme”, shkruan BBC.

Mbi këtë çështje u bisedua në ditën e fundit të samitit në Hamburg.

Përfundimisht u arrit një marrëveshje përfundimtare dhe deklarata e përbashkët e samitit u lëshua zyrtarisht të shtunën.

Deklarata përfundimtare thotë se “do të punojnë ngushtë me partnerët e tjerë për të lehtësuar aksesin e tyre dhe përdorimin në mënyrë më të pastër dhe efikase të energjive fosile si dhe t’i ndihmojnë për të krijuar energji të rinovueshme dhe burime të reja të energjisë së pastër”./21Media

Back to top button