Trumpi përballet në gjykatë me ish-avokatin e tij

Donald Trump ka fryrë “arbitrarisht” vlerën e pronave të tij në pasqyrat financiare, është thënë në seancën gjyqësore që po mbahet në New York ndaj ish-presidentit të SHBA-së.
Ish-avokati i Trumpit, Michael Cohen, i ka thënë gjykatës se ka ndihmuar të dalë me “çfarëdo shifre që Trump na ka thënë” për pasuritë e patundshme, raporton BBC.
Cohen është një dëshmitar kyç në gjyqin ndaj Trumpit. Ish-presidenti amerikan po akuzohet për mashtrim.