Trumpi thotë se lufta në Ukrainë mund të çojë në një luftë të tretë botërore
Gjatë takimit me presidentit francez, Emmanuel Macron, presidenti amerikan, Donald Trump, ka refuzuar ta quajë “diktator” presidentin rus, Vladimir Putin.
Ai ka deklaruar se Ukraina dhe Rusia kanë një shans “për një zgjidhje shumë të mirë” teksa foli për agresionin rus.
Ai ka shtuar se një luftë e pazgjidhur mes dy vendeve “mund të çojë në një luftë të tretë botërore”.
“Unë mendoj se lufta në Ukrainë mund të përfundojë së shpejti, brenda javësh, nëse jemi të zgjuar. Nëse nuk jemi të zgjuar, do të vazhdojë. Ne nuk e duam këtë. Mos harroni atë që thashë, kjo mund të përshkallëzohet në një luftë të tretë botërore. Ne nuk e duam as atë”, ka deklaruar ai në Zyrën Ovale, raportoi BBC-ja.
Macron është shprehur se me Trump patën një diskutim të mirë, duke përfshirë “një paqe afatgjate”.
“Ai ka theksuar se Evropa është e gatshme të përshpejtojë mbrojtjen.