Trupat ruse përdorin gaz lotsjellës ndaj protestuesve të Khersonit

Dëshmitarët okularë në qytetin jugor të Ukrainë, Kherson thanë se trupat ruse janë përpjekur të shpërndajnë një protestë në qendër të qytetit duke përdorur granata trullosëse dhe gaz lotsjellës.

Protestuesit po mbanin një tubim në sheshin qendror të Khersonit kundër planeve të Rusisë për një referendum mbi pavarësinë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se ky do të ishte një sondazh i rremë i krijuar për të lejuar Presidentin Putin të pretendojë territorin ukrainas.

Më parë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka pretenduar se forcat e saj kishin fituar kontrollin e rajonit Kherson, por BBC raporton nuk ka qenë në gjendje ta konfirmojë në mënyrë të pavarur këtë./21Media

Back to top button