Trupat ruse shpërthejnë municion afër termocentralit Zaporizhzhya
Raporte në shërbimin e mesazheve Telegram po pretendojnë se trupat ruse kanë hedhur në erë municione përballë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya.
Një mesazh i mëpasshëm nga kompania e energjisë bërthamore e Ukrainës, Energoatom, ka thënë se nuk është ende e qartë nëse nivelet e rrezatimit janë prekur që nga shpërthimi.
Rusia mori kontrollin e stacionit më të madh bërthamor të Evropës më 4 mars, pasi u godit nga bombardimet.
Centrali i vendosur rreth 550 km në jug-lindje të kryeqytetit Kiev, në brigjet e lumit Dnieper, prodhon rreth 20% të të gjithë energjisë elektrike në Ukrainë./21Media