Trupi i pajetë i Shinzo Abe kthehet në shtëpinë e tij

Turpi i pajetë i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe ka mbërritur në shtëpinë e tij në Tokio.
Abe u qëllua për vdekje teksa fliste në një aktivitet të fushatës politike të premten në mëngjes në qytetin jugor të Nara.
Policia që po heton atentatin ka thënë se i dyshuari kishte inat kundër një “organizate specifike”.
Sulmuesi i dyshuar, i quajtur Tetsuya Yamagami, 41 vjeç, besonte se Abe ishte pjesë e atij grupi, thanë ata.
Yamagami ka pranuar se e ka qëlluar me armë.
Ndërsa një makinë që mbante trupin e Abe-s mbërriti në rezidencën e tij në Tokio, anëtarët e Partisë së tij Liberale Demokratike (LDP) në pushtet, të veshur me të zeza, u rreshtuan për të bërë nderimet e tyre.
Kryeministri aktual Fumio Kishida pritet të bëjë homazhe këtë pasdite.
Sipas raporteve të mediave lokale varrimi i Abe do të bëhet të martën.
Abe ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë dhe vdekja e tij në moshën 67-vjeçare ka tronditur thellësisht një vend ku krimi me armë është shumë i rrallë./21Media

Back to top button