Truss bëhet kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar

Liz Truss është bërë zyrtarisht kryeministre pasi u ftua për të formuar një qeveri të re nga Mbretëresha në Balmoral.
Ish-Sekretarja e Jashtme është fotografuar duke shtrënguar duart me Mbretëreshën në dhomën e pritjes në Kalanë Balmoral.
Kjo vjen pasi Mbretëresha pranoi zyrtarisht dorëheqjen e Boris Johnson ,
Johnson tha “ata ndryshuan rregullat në gjysmë të rrugës” dhe e krahasuan veten me një raketë hapësinore në fjalimin e tij të fundit nga Downing Street .
Ai e përfundoi fjalimin duke thënë nëse qeni i tij Dilyn dhe macja Larry mund t’i lënë prapa mosmarrëveshjet e tyre, atëherë po ashtu edhe partia konservatore./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button