Trusti ende pa Bord, Kurti “po i interviston anëtarët e bordeve”

Që nga 28 shkurti 2023 të gjithë anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) iu ka përfunduar mandati.
Lidhur me këtë, Haki Shatri nga AAK-ja për RTV21 ka thënë se janë të shqetësuar për mosformimin e Bordit Drejtues të Trusitit.
Sipas Shatrit, Trusti ka mbetur pa bord për shkak se siç thotë ai kryeministri, Albin Kurti po i interviston anëtarët e bordeve për “përzgjedhje partiake”.
“Nuk ka tjetër arsye përfolet që me intervistim të anëtarëve të bordeve të kompanive edhe më pak të rëndësishme sesa Bordi i Trustit siç janë ndonjë kompani e Ujësjellesit rajonal i interviston vetë kryeministri dhe ndoshta është kjo arsyeja e vonesës pasi që ai nuk mbrrin tana bordet me i intervistu, ka shumë punë, shumë anëtarë, merr shumë kohë ajo”, tha Shatri.
Sipas tij kjo që po bënë Kurti është e dëmshme politikisht “që mos të zgjedhen njerëzit me profesion të aftë, por vetëm me përkatësi partiake”./21Media

Back to top button