Tryezë diskutimi rreth “Lokalitetit Arkeologjik” në Sheshin e Lidhjes në Prizren

 
Lokaliteti Arkeologjik në Sheshin e Lidhjes në Prizren është zbuluar në dhjetor të vitit 2014. Dy vitet në vazhdim janë zhvilluar gërmimet arkeologjike dhe ndërhyrjet me karakter pastrimi.
“Në vitin 2018-të u hartuan tri projekt propozime që u prezentuan para palëve të interesit dhe publikut, por duke qenë që kanë kaluar tri vite nga ajo kohë, rrethanat kanë ndryshuar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.
Për këtë temë u organizua një tryezë diskutimi, ku u prezentuan propozimet për ndërhyrje konservuese/restauruese dhe prezantuese.
Pjesmarrës ishin përfaqësues të MKRS: Departamenti i Trashëgimisë Kulturore, Instituti Arkeologjik i Kosovës, Qendra rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren. Përfaqësues të Komunës së Prizrenit: Drejtori i Urbanizmit, koordinatori nga Drejtoria për Kulturë, Përfaqësues nga Këshilli për Trashëgimi Kulturore të Prizrenit, përfaqësues nga Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren, dhe nga Kolegji UBT.
Në tryezë diskutuan rreth propozimeve të paraqitura, qasja që duhet të përdoret gjatë projektimit, rëndësinë e prezantimit të lokaliteti arkeologjik dhe bashkërendimit të aktiviteteve për zhvillim të projektit./21Media

Back to top button