Tsipras i mbijeton mocionit të mosbesimit

Me 151 vota pro, Tspiras i mbijetoi mocionit të mosbesimit

Me 151 vota pro, kryeministri Alexis Tsipras i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit në Parlament, duke vazhduar kështu të qeverisë Greqinë edhe pas largimit të Panos Kamenos nga koalicioni qeveritar.

148 vota ishin kundër tij, të pamjaftueshme për ta rrëzuar. Por, Tsipras mori edhe vota nga deputetët jashtë partisë së tij, raporton TV21.

Mediat greke raportojnë se Tsipras u mbështet nga deputetë të partisë “SYRIZA” dhe 6 deputetë te tjerë, ku dy ishin të partisë “Grekët e Pavarur” të drejtuar nga Kamenos, dhe katër të tjerët deputetë të pavarur./21Media

Back to top button