T’u bleni shumë lodra fëmijëve, mund të jetë e dëmshme – thotë psikolog

Profesori universitar i Psikologjisë, Musa Musai nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka zgjedhur të flasë për sasinë e lodrave që duhet t’u blehet fëmijëve nga ana e prindërve, transmeton TV21.

Megjithëse ka shkrime ku thuhet se ato zhvillojnë intelegjencën e fëmijëve, sërish, edhe si në çdo sferë tjetër, edhe këtu, çdo gjë e tepërt bën dëm.

“Sugjerimet e psikologëve lidhje me lodrat e fëmijëve dhe sasinë e tyre kanë për qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga disa probleme të natyrës së zhvillimit dhe optimalitetit të shëndetit mendor. Ndaj edhe përmendin dëmet e mundshme nga blerja e shumë lodrave për fëmijët:

1. Lodrat e tepërta e shpërqëndrojnë vëmendjen e fëmijëve, si dhe vështirësojnë përqëndrimin e tyre,

2. Pengojnë përjetimin e plotësimit shpirtërorë,

3. Lozja e fëmijëve permanent me lodra të gatshme e pengon dukshëm zhvillimin e imagjinatës së fëmijës,

4. Bëhet shkas për ndjesinë e arritjes në mënyrë të lehtë tek gjërat që i do,

5. Bëhet shkas për ngritjen e nivelit të ndjenjave të trazimit shpirtëror, inatit dhe zemërimit. Si dhe zvogëlohet komunikimi i tyre me prindët”.

Back to top button