Tubimet jashtë vendit, Cakolli: Ambasadat nuk mund të jenë në shërbim të fushatës

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës në emisionin “Click” tek RTV21, në lidhje me tubimet jashtë vendit ka thënë se kryeministri Kurti ka shfrytëzuar potencialin e ambasadave.

Tutje Cakolli thotë se ambasadat nuk mund të jenë në shërbim të fushatës.

“Në fakt janë dy nivele të shfrytëzimit të resurseve publike, në njërën anë ka qenë qështja e votimit jashtë vendit ku kryeministri i vendit ka shfrytëzuar potencialin nobilizues të ambasadave të cilat kanë bërë postime edhe kanë shpërndarë njoftimet të cilat janë të përgaditura nga partia në pushtet për t’u bërë ftesë qytetarëve nëpër komuna apo edhe shtete që të marrin pjesë në tubim. Përshkak se resurset publike në këtë rast edhe ambasadat meqenë se konsiderohen si institucione publike nuk mund të jenë në shërbim të fushatës dhe në këtë drejtim organizimi i tubimeve nëpër shtetet jashtë vendin e veqanarisht në ato ku ka pasur trende më të ulëta të regjistruesëve jashtë vendit është forma më klasike e një keqpërdorimi të tillë”, tha Cakolli. /21Media

Back to top button