Tufekxhiq: Sulmuesit kishin për qëllim të na vrasin

Deputetja e pavarur, Ivana Tufekxhiq dha dëshminë e saj në Prokurorinë Publike

Ivana Tufekxhiq pret që profesionistët në këtë prokurori t’i ndërmarrin të gjitha masat në drejtim të dënimit të sulmuesve, të cilët siç thotë kishin qëllim vrasjen e disa deputetëve. Tufekxhiq thotë se në fatkeqësinë e 27 prillit kishte elemente terroriste që absolutisht duhet sanksionuar nga çdo institucion që të jetë shembull që në të ardhmen mos të përsëriten veprime të tilla, raporton tv21.tv.

Tufekxhiq tha se nuk ka identifikuar sulmuesit në vendngjarje por se pastaj parmes pamjeve televizive ka njohur sulmuesit që siç thotë kanë qenë të dhunshëm edhe në zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit Studentor./21Media

Back to top button