Tuna thotë se është e dashuruar

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna para 10 ditësh është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellur në jetë një djalë, të cilit emrin ia kanë vënë Zen.

E kur bëhet fjalë për Zenin, artistja siç duket po shijon momente mjaft të bukura me të, të cilat po i publikon në rrjete sociale për ndjekësit e shumtë, shkruan rtv21.tv

Sot, Tuna ka publikuar një imazh të bukur të Zenit, krahas së cilit ka shkruar: Jom dashuru n’ty, si dhe ka vendosur emojin e zemrës dhe të globit. Ajo po ashtu, ka publikuar edhe një foto tjetër boomerang në instagram, në të cilën shihet me lule në dorë, ndërsa djali i vogël i saj është në karrocë.

Ndryshe, Tuna për herë të parë është bërë nënë në vitin 2017 me lindjen e Tianit./21Media