Twitter merr hapa të rëndësishëm për ruajtjen e privatësisë
Rrjeti social Twitter ka ndërmarrë hapa shumë të rëndësishëm për të ruajtur privatësinë e përdoruesve.
Tashmë në këtë rrjet social imazhet ose videot e individëve të shpërndarë pa lejen e tyre do të hiqen sipas kërkesës së tyre.
Rregulli i ri është një shtrirje e politikave për të parandaluar publikimin e informacionit privat si adresat e shtëpisë, pa pëlqimin e individit.
Kritikët thonë se rregulli është shumë i gjerë dhe mund të përdoret për të mbytur qëllimisht shprehjen e lirë në platformë.
Ndryshimi i sotëm është një nga hapat e parë pasi bashkëthemeluesi Jack Dorsey dha dorëheqjen si shef ekzekutiv të hënën dhe u pasua nga drejtori teknik Paradge Agraval.
Synimi kompanisë thuhet se është të mbrohet e drejta autoriale, të mos cenohet privatësia e individëve, të mos përdoren imazhe apo video për të ngacmuar, frikësuar apo zbuluar identiteti i individëve, gjë që ndikon në mënyrë disproporcionale me gratë, aktivistët dhe anëtarët e komuniteteve pakicë./21Media