Twitter së shpejti bëhet me buton redaktimi
Twitter ka konfirmuar se është duke punuar në një buton redaktimi që do t’i lejojë përdoruesit të ndryshojnë tweet-et pasi ato të jenë postuar.
Kjo vjen pasi anëtari i ri i bordit, shefi i Tesla-s, Elon Musk, pyeti ndjekësit e tij në një sondazh në Twitter nëse e dëshironin këtë funksion.
Shumë përdorues kanë kërkuar prej kohësh një buton redaktimi, por ka shqetësime se si ta ekzekutojnë atë.
Twitter tha se do të nisë testimin e idesë në muajt e ardhshëm.
Ekipi i komunikimit i firmës së mediave sociale shkroi në Twitter “Tani që të gjithë po pyesin… po, ne kemi punuar në një veçori redaktimi që nga viti i kaluar”./21Media