Zyrtare: United konfirmon të ardhmen e De Geas cvyt”

Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Manchester United e ka konfirmuar se David de Gea largohet nga klubi si lojtar i lirë.

De Gea e ka njoftuar klubin që do të largohet, kështu duke i dhënë fund aventurës 12 vjeçare me “Djajtë e Kuq”.

“David De Gea ka njoftuar për largimin e tij nga Manchester United, duke i dhënë fund një aventure 12 vjeçare në të cilën ai fitoi trofe të shumtë dhe çmime personale për të çimentuar vendin e tij si njëri nga portierët më të mirë në histori të klubit”, shkruante në komunikatën e United.

Që prej se iu bashkua United nga Atletico Madridi në vitin 2011, De Gea arriti të bëj 545 paraqitje për Manchester United, duke mbajtur portën e paprekur në 190 ndeshje, rekord ky për klubin dhe për vetë portierin.

Ai fitoi titujt si Premier Ligën, FA Cup, Ligën e Evropës dhe dy tituj të Carabao Cup.

Back to top button