U aksidentua muajin e kaluar, vdiq viktima në QKUK

Një person ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti në komunikacion i cili kishte ndodhur më 12 maj në fshatin Lloshkobare të Ferizajt.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se viktima ishte duke u trajtuar në QKUK.

“Si pasojë e aksidentit, viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK , më datë 05.06.2023 rreth orës 01:15 , ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin ditor./21Media

Back to top button