U arrestua në Prishtinë një burrë i ekstraduar nga Hungaria

 

Policia informoi se dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” u arrestua një burrë që është ekstraduar nga Hungaria.

“I dyshuari mashkull kosovar nga shteti i Hungarisë është ekstraduar  dhe nën përcjellje të njësitit policor ka arrit në ANP Adem Jashari, i njejti është arrestuar me urdhëresë të Gjykatë Themelore Pejë për veprën Kontrabandim me migrantë e mbetur në tentativë.”, bëri të ditur policia.

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore departamenti për krime të rënda i dyshuari u dërgua në mbajtje, derisa të dërgohet para gjykatës./21Media

Back to top button