U arrestua një 55 vjeçar për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”

Një person u arrestua sot në Viti për veprat penale: “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.

I arrestuari është H.A. (1967).

Siç ka infomuar Policia, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën:

Një pushkë gjuetie e llojit SP 100 e kalibrit 12-GA me njëzet e pesë (25) fishekë të kalibrit 12-GA

Një pushkë Karabin me shënjestër optike e llojit Patriot e kalibrit 30-06 SPRG me njëqind e pesëdhjetë e gjashtë (156) fishekë të kalibrit 30-06

Një revole e llojit Sig Sauer e kalibrit 9mm me dy karikator përkatës dhe shtatë (7) fishekë të kalibrit 9mm,

Një revole me shurdhues e llojit Pietro Gardone e kalibrit 22LR me dyqind e tre (203) fishekë të kalibrit 22LR

Një revolver me shurdhues e llojit Ofizial sport starters me tetëdhjetë e një (81) fishekë të kalibrit 22Long rifle

37 copë fishekë dhe një tytë e revoles

“I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ..Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ,,Kanosje’’ dhe i dyshuari të ndalet në mbajtje për 48 orë.”, ka bërë të ditur Policia./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button