U arrestua një grua në Zabel, bëri për spital një të mitur
26 Janar 2021
Policia ka arrestuar mbrëmë një vozitëse në fshatin Zabel të Ulët të Drenasit, sepse ka goditur me veturë një të vajzë të mitur.
“Është arrestuar vozitësja femër kosovare, pasi që e njëjta me veturë nga pa kujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare (e mitur). Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë.” , ka informuar sot policia.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje./21Media