U arrestua për dhunë në familje, iu gjetën 19 mijë euro në xhep

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje sot në Drenas. Mirëpo, te i dyshuari me inicialet B.V policia gjeti edhe rreth 19 mijë euro për të cilat i njëjti nuk posedonte asnjë dëshmi mbi prejardhjen e tyre.

“Personi i dyshuar pasi ishte dërguar në Stacion Policore dhe nga Policia i ishte kërkuar për largimin dhe vendosjen mbi tavolinë të gjerave që posedon me vete. I dyshuari përveç gjerave personale, kishte nxjerr
nga xhepat e tij para në vlerë rreth nëntëmbëdhjetë mijë euro (19,000.00), për të cilat i njëjti nuk
posedonte asnjë dëshmi mbi prejardhjen e tyre”, ka njoftuar Policia.

Sipas Policisë i dyshuar për parat kishte se deklaruar se i ka të kursyera nga pagat e tij si arsimtar dhe nga puna që bën me bujqësi (tregtimi me kultura të ndryshme bujqësore).

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari ka kryer veprën penale “Tregtia e ndaluar”.

Pas kësaj, me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë./21Media

Back to top button