U arrestuan pesë persona të dyshuar për prostitucion

Të dyshuarit janë ndalur për 48 orë

Policia me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka kontrolluar dje një lokal, me ç’rast ka arrestuar pesë persona, dy meshkuj dhe tri femra, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale mundësim ose detyrim në prostitucion, ofrimi i lokaleve për prostitucion dhe bashkëkryerje.

Të dyshuarit e arrestuar janë B.M. (1988) mashkull kosovar, M.K. (1987), mashkull kosovar, E.A. (1997), femër kosovare, Sh.A. (2000), femër kosovare dhe M.S. (1988), femër kosovare.

Hetuesit policor, si prova materiale kanë sekuestruar përkohësisht tetë telefona mobil, një DIVI-ar i kamerave dhe prova tjera relevante lidhur me rastin.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë ndalur për 48 orë.

Back to top button