“U bartën fletvotimevet edhe nga shkolla në shkollë”, Sumiç: Do të dorëzojmë ankesë në Presim të inkuadrohet Prokuroria Speciale

(Lajm i përditësuar)
“U bartën fletvotimevet edhe nga shkolla në shkollë”, Sumiç: Do të dorëzojmë ankesë në PZAP, presim të inkuadrohet Prokuroria Speciale
Kryesuesi i Qendrës së numërimit në Mitrovicën e Jugut, Jahir Sumiç tha se pasi u gjetën këto parregullsi në këtë qendër të numërimit ata e lajmëruan policinë, deri sa shtoi se ata vazhduan raportimin ne organet rendit derisa erdhi një prokuror tjetër.
“Për shkak se prokurori i rastit neve si komisionerë na ka bërë presion që të vazhdojë numërimi ashtu ad hock, se nuk po ndodh asgjë dhe se janë gabime teknike , mirëpo ne kemi refuzuar pastaj ka ardhur edhe prokurori është ndërruar prokuroi i rastit , ka ardh edhe kryeprokurori , njësia speciale prej Prishtinës, edhe kështu është ndalur tërësisht numërimi . Disa kuti kanë qenë të hapura në 5-6 tavolina, dhe ne i kemi lënë të hapura për shkak se kemi refuzuar ne si parti dhe si koalicione kemi refuzuar për t’i nënshkruar procesverbalet pas gjetjeve të faktuara që kanë qenë edhe që po dyshojmë në mënyrë që mos ta dëmtojmë procesin e hetimeve mirëpo janë dyshime të bazuara me fakte që ka pasur lëvizje të votave manipulime të votave, i kemi lënë të hapura kutitë nuk i kemi nënshkruar procesverbalet për t’u mbyllur pastaj kutitë me shirita të kuq”, tha ai në një lidhje direkte për programin “Për ditë të mbarë”, në RTV21.
Më tej ai shtoi KQZ i mbyllur dhe i ka shpallur në procesverbal se ato nuk janë numëruar me rregull.
Sumiç tha si kanë lënë këtë që të hetohet nga organet e drejtësisë.
“Së shpejti do të dorëzojmë edhe ankesë në PZAP, po besoj që do të inkuadrohet edhe Prokuroria Speciale në këtë rast për shkak se kemi të bëjmë me disa prej fletëvotimeve… pra nuk bëhet fjalë për lëvizje prej klase në klasë por edhe për lëvizje të fletëvotimeve nga shkolla në shkollë, nga shkollat ka distancë 2-3 kilometra:, tha Sumiç duke shtuar se dyshimet janë të bazuara e të faktuara.
Në fund u shpreh se beson se organet e drejtësisë do t’i ndërmerr masat duhura.
Numërimi i votave në Mitrovicë, Sumiç në 10 nga 35 vendvotimeve në një qendër janë gjetur parregullsi
Në një lidhje direkte për RTV21 , Kryesuesi i Qendrës së numërimit në Mitrovicën e Jugut, Jahir Sumiç tha se dje prej mëngjesit ka pasur ankesa, por publike janë bërë në orarin e pasdites pasi që sipas tij atëherë ka pasur parregullsi të mëdha.
“Qendra komunale e numërimit ka filluar numërimin në ora 10:00 kurse në ora 19:00 e kemi ndalur tërësisht numërimin dhe e kemi bojkotuar numërimin për shkak të parregullsive pasi që gjetur fletvotime në 35, deri në ora 19:00 nga 105 vendvotime janë numëruar 35 vendovotime, ndërsa në 10 prej tyre janë gjetur parregullsi të cilat nuk janë përputhur me vendvotimin, pra ka pasur fletëvotime që janë bartur prej klasës në klasë, këto janë faktuar me numrin serik të Fletvotimeve.”, tha ai./21Media