U bë pjesë e ISIS-it bashkë me gruan e vajzën, mbi 4 vjet burgim për kosovarin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit H.S për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.
I akuzuari H.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 vjet e 8  muaj, në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 01.08.2018 e tutje.
“I akuzuari me datë 23.11.2015, me paramendim dhe me dashje si dhe me përgatitje paraprake së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e mitur kishte lëshuar territorin e Republikës së Kosovës, përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë dhe kishte udhëtuar për në qytetin e Stambollit të Republikës së Turqisë dhe përmes lidhjeve të caktuara kishte depërtuar në Siri. me qëllim që ti bashkëngjitet organizatës terroriste “ISIS”,”, bëhet e ditur në komunikatë.
Siç bëhet e ditur në komunikatë, i njëjti  në këto vende ka qenë duke u luftuar, është angazhuar si pjesëtarë i “ISIS-it”, si administrator në Byronë e ushtarëve të plagosur nën administrimin e “ISIS-it”, është financuar nga “ISIS” me shumën e të hollave prej 100 dollarësh në muaj.
Gjithashtu, i njëjti ka bashkëpunuar edhe me epror dhe luftëtarë të “ISIS-it”, si Lavdrim Muhaxheri etj, e që më pastaj është dorëzuar tek Forcat Demokratike Siriane, ku edhe me datë 28.05.2022 është riatdhesuar në Republikën e Kosovës./21Media

Back to top button