U bllokuan në një zonë të thepisur shkëmbore, shpëtohen 3 turistët e huaj në Himarë

Tre turistë të huaj janë shpëtuar në zonën e plazhit të Akuariumit pasi kishin mbetur të bllokuara.
Patrulla e Policisë në zonën e Jalës ka ndërhyrë menjëherë pas thirrjes për ndihmë.
Turistët ishin bllokuar në një zonë të thepisur shkëmbore.
Fatmirësisht falë ndërhyrjes të tre turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore./oranews