U dërgua pa shenja jete në Urgjencën e Podujevës pasi u ndoq nga qentë, deklarohet policia

Policia e Kosovës e ka hapur rastin si “hetim mbi vdekjen” për gruan që vdiq sot në Podujevë, e cila dyshohet se pësoi sulm në zemër nga frika e ndjekjes së qenve.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policinë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e njëjta tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

“Sot në stacionin policor të Podujevës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen. Hetuesit policor, po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes përderisa trupi i pajetë i viktimës (femër) me urdhër të prokuroit është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti. /21Media

Back to top button