U dha premiera e filmit “Nope” 

Aktorët: Daniel Kaluuya, Keke Palmer e Brandon Perea, së fundmi, ishin të pranshëm në premierën e filmit të ri të Jordan Peele, të titulluar “Nope”, që u shfaq në Londër.
Filmi “Nope” është fantastiko-shkencor. Ai paraqet dy personazhë, vëlla e motër, rolet e të cilëve i luajnë Keke Palmer e Daniel Kaluuya. Të dy janë dëshmitarë të një ngjarjeje të mbinatyrshme që ndodh në fermën e tyre të kuajve.
Aktorja Palmer ka bashkëpunuar edhe më parë me Peele. Ajo është paraqitur në komedinë “Key and Peele” dhe “I’ve evolved. He’s evolved”.
Palmer në premierën e Nope në Londër ka thënë se në këtë film ka pasur një përvojë unike.
Filmi “Nope” ribashkon edhe regjisorin Peele me aktorin Kaluuya. Kaluuya ka luajtur edhe në filmin ‘Get Out’ të Peele.
Aktori Kaluuya ka thënë se ka kohë që bashkëpunon me Peele, se ka luajtur edhe në filmin e parë debutues të Peele të titulluar “Get Out’, që u bë hit në box office. Kaluuya ka thënë se ky film ia ka ndryshuar jetën.
Aktori Brandon Perea për regjisorin Peele ka thënë se mezi ka pritur të luajë në një film të tij. Sipas Pereas, Peele përveç punës së madhe që bën, është edhe shakatar i mirë. Ai di të kthej atmosferën në pozitivitet me batuta.
Filmi “Nope” do të shfaqet në kinematë britanike nga data 12 gusht 2022./21Media

Back to top button