U emërua zëvendësministri i tretë në Ministrinë e Shëndetësisë

 

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës u bë me tre zëvendësministra. Kjo pasi që edhe një zyrtar i LDK-së u emërua zëvendësministër në këtë dikaster.

Luan Gola që është edhe kryetar i Degës së LDK-së në Gjakovë, përmes një statusi në Facebook, sot falënderoi kryeministrin Hoti për besimin e dhënë, teksa ka premtuar se do të japë maksimumin në funksion të shëndetit të popullatës dhe përkrahjen e masave të ndërmarra nga Ministri Zemaj dhe stafi tij.

“Me vendim të KM Hoti sot jam emëruar Zëvendësministër i Shëndetësisë. Falenderoj KM Hoti dhe Kryetarin Mustafa për besimin e dhënë. Në këtë kohë të pandemisë do të përpiqem që të ofroj gjithë përvojën time profesionale në funksion të shëndetit të popullatës dhe përkrahjen e masave të ndërmarra nga Ministri Zemaj dhe stafi tij.”, shkroi ai në facebook.

Para Golës, në këtë ministri zëvendësministra janë emëruar edhe Pjetër Ndou nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Resul Makreshi nga minoritetet.

Back to top button