U gjetën 16 sirianë dhe irakianë në automjetin e tij, arrestohet një person në Drenas

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në mesnatën e 21 shtatorit në Drenas, pasi që i njëjti dyshohet se ka trafikuar emigrant.
Në raportin e 24 orësh policia njofton se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar kanë hasur 16 persona shtetas të huaj (Sirisë dhe Irakian).
Sipas policisë emigrantët janë dërguar në zyrën për migrim, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button