U gjetën pa shenja jete në villë, policia jep detaje për rastin e dy të rinjve

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin 24 orësh lidhur me vdekjen e dy të rinjve në një villë në Pejë.

Sipas policisë  trupat e tyre janë dërguar për obduksion dhe se rasti i vdekjes së tyre është duke u hetuar.

“Rr e KFOR-it, Pejë 30.12.2025-15:10. Raportohet se në një vilë janë gjetur pa shenja jete dy viktimat, një mashkull dhe një femër kosovarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave. Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet  në raport./21Media

Back to top button