U godit nga një veturë, vdiq polici që po shkonte në një vendngjarje

Sot rreth orës 19:15 në rrugën e Koplikut një oficer i policisë në Shkodër ka humbur jetën në një aksident rrugor.
Mjeti tip” Benz” me drejtues shtetasin E. Z., 32 vjeçar, ka aksidentuar oficerin e Policisë J.R 55 vjeçar, i cili ishte duke shkuar në një vendngjarje dhe për pasojë ka ndërruar jetë, shkruan ora news.
Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Z. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./21Media

Back to top button