U hodh shorti për gjysmëfinalen e Kupës

Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, në prani të përfaqësuesve të klubeve dhe kryetares së Komisionit për futbollin e femrave, Vjollca Krasniqi është bërë tërheqja e shortit për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.
Duke pasur parasysh se në këtë fazën janë kualifikuar tri skuadra, njëra prej tyre u plasua në finale nëpërmjet shortit. E këtë fat e pati Epp Com Hajvalia, derisa për biletën tjetër që dërgon në finale shorti nxorri përballë njëra tjetrës Kosovën VR dhe Mitrovicën.
FFK-ja ka njoftuar se kjo ndeshje do të zhvillohet javën e ardhshme./21Media

Back to top button