U inspiruan nga një film, çifti mirëpresin fëmijën e 12-të
Çifti Courtney Rogers dhe Chris kanë mirëpritur fëmijën e tyre të 12-të.
Kohë më parë ata kishin njoftuar se ishin në pritje të një fëmije, i 12-ti i tyre dhe se ishin inspiruar nga filmi “Cheaper by the Dozen”.
37 vjeçarja dhe 34 vjeçari u bën prindër të një vajze të cilën e emëruan Cambria.
Ata kanë 6 djem dhe 6 vajza të tjera, si dhe një fermë me 140 kafshë.
Courtney ka thënë se periudha më e gjatë për të cilën nuk ka qenë shtatzënë është 7 muaj. Pasi lindi fëmijën e parë, Clint në vitin 2010 ajo kishte thënë se nuk do të ndalet deri t’i bëjë 12 fëmijë.
Çifti i cili nuk kishin në plan të kishin kaq shumë fëmijë kur kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2008, thanë se pas një aborti të Courtney kur ishte 24 vjeç, menduan se nuk do të bekoheshin me një fëmijë.
“Më pas i kemi thënë njëri tjetrit se duam të kemi 10 fëmijë, por ishim shumë të ri dhe menduam se do të ishte mirë t’i bënim 12”, tha 37 vjeçarja./21Media