U kapën duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, dy të arrestuar

Policia e Shqipërisë sot ka informuar se janë vënë në pranga dy shtetas që janë kapur duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Siç ka bërë të ditur policia, janë arrestuar -E. B., 26 vjeç dhe I.N., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë.
“Shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe strukturat e DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në automjetet tip “ Volvo” dhe “Ford” po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjeteve.”, është bërë e ditur në njoftim.
Sipas policisë, shtetasit janë kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë, në Skuraj, Kurbin, duke transportuar me automjetet e tyre “ Volvo ” dhe “Ford”, 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim./21Media

Back to top button