U la jashtë listes për deputet, Veliu e quan Abdixhikun kryetar aksidental

Lidhja Demokratik e Kosovës të mërkurën ka prezantuar listën finale të kandidatëve për deputet nga radhët e LDK-së, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, por jashtë kësaj liste ka lënë Agim Veliun, politikanin që para pak kohësh ishte ndër figurat kryesore të partisë.
Politikani Agim Veliu në një prononcim për Rtv21 ka thënë se kryetari i LDK-së është “kryetar aksidental”.
“Pse mbeta jashtë listës këtë pytje sigurisht t’ja drejtoni udhëheqjes, kryesisht kryetarit aksidental të Lidhjes Demokratike, unë arsyjet nuk i di”, tregon Veliu.
Tutje ai thotë se e ka pritur personalisht largimin nga lista e LDK-së.
“Jam i vetmi deputet që kam mbetur jashtë listës, sigurisht sipas mendimit tim është një projekt që ka filluar në vitin 2021, projekt i përbashkët i Vjosës, Albinit dh Lumiri që po e realizonë me vegla të tij të degës së Podujevës, por sigurisht është diqka që personalisht është pritur, duke pasur parasysh shum rrethanat dhe shum zhvillime poltitike, sigurisht kur e them këtë e kam pritur këtë më së miri më ka treguar procesi zgjedhorë në degën e LDK-së i fundit në Podujevë”, bën të ditur Veliu. /Rtv21/21Media