U lansua fushata “Të sigurt në rrugë gjatë dimrit”

Ministria e Infrastrukturës bën thirrje për kujdes të shtuar në trafik

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Idriz Selimaj në bashkëpunim me Departamentin Koordinues të Këshillit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, Policinë e Kosovës dhe Auto Moto Club Kosova (AMCK) kanë lansuar fushatën “Të sigurt në rrugë gjatë dimrit”.

Përkitazi me fushatën, zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Idriz Selimaj solemnisht ka bërë hapjen e kësaj fushate, duke bërë apel te ngasësit e automjeteve që nga data 15 dhjetor 2018, të jenë të pajisur me pajisjet dimërore.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se përmes kësaj fushate, Ministria e Infrastrukturës synon vetëdijësimin e qytetarëve, të cilët janë pjesëmarrës në trafik gjatë sezonës së dimrit, të jenë të përgatitur dhe t’u kushtohet kujdes i veçantë pajisjeve dimërore, në mënyrë që siguria në rrugë të jetë në nivelin e duhur dhe të eliminohen pengesat, të cilat e vështirësojnë qarkullimin e lirë të automjeteve.

 

 

Po ashtu, Ministria e Infrastrukturës do të shpërndajë fletushka, me qëllim që qytetarët të informohen më detajisht rreth përgatitjeve dimërore. Me moton “Të sigurt në rrugë gjatë dimrit”, Ministria e Infrastrukturës, në partneritet me institucionet e tjera relevante në ruajtjen e sigurisë në rrugë, përmes materialeve informuese pretendon të ofrojë mbështetje dhe të kooperojë në vazhdimësi me ngasësit e automjeteve./21Media

Back to top button