U lind fëmija i parë afgan në Shqipëri, ja si ia vunë emrin

Sot u lind fëmija i parë afgan në Shqipëri. Emri i fëmijës është Albi.
Kështu informoi kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili publikoi edhe foton e vogëlushit.
“***ardhja e tij në jetë pasi prindërit ndoqën lirinë nga toka e tyre drejt Shqipërisë, dëshmi emocionuese e vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira”, shkroi Rama në facebook, ku theksoi se ndihet krenar për Shqipërinë.
Kujtojmë që, grupi i parë i afganëve ka mbërritur në Shqipëri më 27 gusht. Ndërkohë, Shqipëria ka pranuar të strehojë rreth 4000 afganë përkohësisht, teksa do të përpunohen aplikimet e tyre për të emigruar për në Shtetet e Bashkuara./21Media

Back to top button