U mbytën babë e bijë në Durrës

 

Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në Durrës, ku një 44-vjeçar, i cili ishte futur në det bashkë me vajzën 9-vjeçare për tu larë është mbytur. Ndërkohë, e mitura ka dalë e gjallë në breg të detit dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku ka ndërruar edhe jetë.

“Më datë 26.08.2020, rreth orës 18:00, në Rrushkull, Durrës, shtetasi Dh.B., 44 vjeç dhe shtetësja e mitur M.B., 9 vjeçe, (baba dhe vajzë),  dyshohet se janë futur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Dh.B., ndërsa shtetësja M.B., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, ka bërë me dije policia në njoftimin paraprak, por pak minuta më vonë spitali ka njoftuar për vdekjen e vajzës.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./oranews

Back to top button