U miratua raporti vjetor i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020

 
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 76 vota për sot miratuan raportin vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020.
Ky raport mori përkrahjen nga gjitha grupet parlamentare.
Po ashtu Kuvendi, me 73 vota për dhe asnjë kundër votoi në parim plotësim-ndryshimin e Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.
Derisa seanca plenare në Kuvend po vazhdon me debatin parlamentar për ekonominë gjatë pandemisë Covid 19.

Back to top button