U paraqit si person zyrtar, arrestohet një burrë

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar një burrë nga Obiliqi pasi që i njëjti ishte prezantuar si një person zyrtar.
”Njësia policore ka arrit të identifikoi dhe arrestoi të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte ndalur një veturë dhe ishte prezantuar si zyrtar policor. I dyshuari kishte incizuar ngjarjen dhe më pas kishte publikuar në rrjete sociale”, bëhet e ditur në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /21Media

Back to top button