U përfol për romancë me Leonardo DiCaprion, Gigi Hadid habit me veprimin e fundit

Super modelja Gigi Hadid së fundmi ishte në qendër të mediave rozë dhe kjo pasi u përfol për një lidhje dashurie me aktorin, Leonardo DiCaprio.
As Gigi as Leo nuk kanë pohuar e as mohuar në lidhje me thashethemet.
Khai, e bija e Gigit dhe Zayn Malik festoi dyvjetorin e lindjes dhe modelja e uroi përmes Instagramit.
Ajo që ka rënë në sy është se Gigi ka etiketuar Zayn në storjen në Instagram.
Kujtojmë që, Zayn u shpreh i mërzitur pas thashethemeve për një lidhje dashurie mes Gigi dhe Leonardo, pasi ai kishte shpresuar për një ribashkim me modelen.
Ky veprim i Gigit edhe më tej nxit mediat që të aludojnë se po bëhet përmirësim në marrëdhënien e ish-çiftit, pasi këta të fundit duan që vajza e tyre të rritet nën kujdesin e dashurinë e prindërve të saj./21Media

Back to top button