U pyet për ta zbardhur lëkurën, përgjigja e modeles frymëzoi gratë kudo

Nyakim Gatwech është një modele sudaneze me ngjyrë shumë të errët të lëkurës. Në moshën 14 vjeç, ajo është transferuar në SHBA nga një kamp refugjatësh në Afrikë, por problemet e saj nuk janë zhdukur. Për shkak të ngacmimeve që ka pësuar për shkak të ngjyrës së lëkurës, Nyakim ka dashur të hiqte dorë nga ëndrra e saj për t’u bërë modele. Por, ajo ka qëndruar e fortë dhe ka mësuar të donte veten kur ka hyrë në botën e modelimit. Të gjithë ata që kanë dyshuar ndonjëherë në vete, do ta gjejnë historinë e saj frymëzuese.

Pamja e ndezur e Nyakim e ka ndihmuar atë të dallohej nga turma kur ishte fjala për modelingun. Në moshën 24 vjeçare, ajo tashmë ka fituar 350 mijë ndjekës në Instagram dhe ka punuar me markat e famshme si Calvin Klein, Fashion Nova, Aldo dhe Cosmopolitan. Por, rruga e saj drejt famës nuk ka qenë e lehtë, shkruan Bright Side, përcjell rtv21.tv

Nyakim e ka kaluar fëmijërinë në një kamp refugjatësh në Afrikë. Nëna e saj ishte larguar nga vendi para se ajo të lindte për shkak të luftës që ishte duke vazhduar në Sudan. Kur familja është transferuar në SHBA, ajo ka jetuar një mënyrë jetese më të rehatshme dhe paqësore, por gjendja e saj emocionale ishte përkeqësuar.

Fëmijët në shkollat ​​amerikane e kanë përqeshur atë për ngjyrën e lëkurës. Ata kanë thënë: “Ju nuk bëni dush” ose “Buzëqeshni që të mund t’ju shohim!”.
Ajo ka qarë para fjetjes çdo natë dhe madje, ka dashur të zbardhë lëkurën e saj, sepse kishte shumë gra sudaneze që e kishin bërë atë. Edhe motra e Nyakimit e ka zbardhur lëkurën e saj. Por, kur Nyakim ka deklaruar se ka dashur ta bëjë një veprim të tillë, motra e saj nuk e ka lejuar atë dhe i ka thënë se ajo ndihet keq që e ka bërë atë veprim.

Në atë kohë, modelja e ardhshme ka menduar, ” Këta fëmijë mendojnë se jam e shëmtuar. Unë nuk e shoh veten në botën e modelimit. ” Por, ajo e ka larguar këtë mendim nga mendja e saj dhe ka arritur të dashurojë bukurinë e saj unike.

Pasi është bërë modele e njohur, Nyakim e ka gjetur veten në një situatë të pakëndshme. Një shofer e ka pyetur: “Nëse do t’ju jepeshin 10,000 $  do të zbardhni lëkurën tuaj?”. Ajo thjesht ka qeshur dhe ka dashur ta dijë se pse ai ka menduar se ajo duhet ta bënte atë. Ai ka thënë se ajo duhet ta bënte agtë gjë, sepse jeta do të ishte më e lehtë për të. Do të ishte më e lehtë për të në një lidhje dhe do të kishte më shumë mundësi pune. Lidhur me këtë, Nyakim është përgjigjur: “Edhe nëse të qenit me ngjyrë më të lehtë do ta bënte jetën time më të lehtë, unë preferoj të marrë rrugën e vështirë.”

Nyakim madje është quajtur Mbretëresha e Errësirës ​​dhe ajo e ka pranuar atë me krenari të madhe.
“Më pyetën nëse më pëlqeu pseudonimi im apo jo. Unë thashë që e doja. E zeza nuk është një ngjyrë trishtimi, vdekjeje apo e keqe. Kështu që, unë jam Mbretëresha e Errësirës që sjell dritë dhe dashuri për ata që më rrethojnë. “, ka thënë ajo, përcjell rtv21.tv

Modelja e ndritshme dhe e bukur Nyakim ka frymëzuar shumë gra në të gjithë botën që të pranojnë veçantinë e tyre dhe të duan dhe respektojnë veten sepse çdo grua është e mrekullueshme në mënyrën e vet./21Media

Back to top button