U raportua për arrestimin nga Specilaja të ish-eprorit të UÇK-së, flasin nga OVL-ja

Gjatë ditës së sotme u raportua se është marrë nga Gjykata Speciale ish-ushtari i UÇK-së, Sadik Halitjaha.
Kjo u bë e ditur nga OVL-UÇK-Nëndega Mushtisht.

Portali rtv21.tv ka kontaktuar me ushtruesin e detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku i cili tha se nuk ka informata deri më tash nëse është arrestuar apo jo, Sadik Halitjaha apo në çfarë cilësie.

Klinaku u shpreh se Halilaj më parë kishte njoftuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim, por që tani nuk ka ndonjë informatë tjetër.

Portali rtv21.tv ka kontaktuar edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare./21Media

Back to top button