U rivarros dëshmori Muhamet Musliu

Në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë, me ceremoni ushtarake, në prani të qindra qytetarëve, sot u bë rivarrimi i eshtrave të dëshmorit të kombit, ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamet Musliu, i cili ra heroikisht me datën 23 mars të vitit 1999.
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, para të pranishmëve tha se Musliu ishte shembull për vendosmëri e guxim për ta mbrojtur vendin.
“Dëshmori Muhamet Musliu, ishte një luftëtar shembull, i vendosur dhe guximtar i betuar për të luftuar deri në frymën e fundit në çlirimin e vendit. Ai si dhunë luftëtar të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk pati fatin që të përjetojë lirinë por ai me vetëdije të plotë u bë themel i lirisë që sot e gëzojmë”, tha Lushtaku.
Ai tutje theksoi se krahas dhimbjes për dëshmorin Musliu, të gjithë kanë edhe ndjenja krenarie për sakrificën e tij sublime.
“Në këtë ditë të rivarrimit të eshtrave të heroit tonë Muhamet Musliu, krahas dhimbjes për humbjen e bashkëluftëtarit tonë, ndihem krenarë me luftën e tij të shenjtë për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb”, tha Lushtaku./21Media

Back to top button