U rrëzua në mes të rrugës, ndërron jetë papritur një qytetar në Gjilan

Një burrë ka humbur jetën në Gjilan, pasi dyshohet se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë ecjes në rrugë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë thuhet se viktima është rrëzuar papritur, ndërsa kalimtarët kanë njoftuar menjëherë njësitë relevante

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në rrugë dyshohet se i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe për një moment është rrëzuar. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendngjarje , ndërsa nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve”, thuhet në raport./21Media

Back to top button