U ul mbi veturë, por përfundon i lënduar rëndë në kokë pasi automjeti u nis nga i dyshuari

Një burrë ka pësuar lëndime të rënda në kokë, pasi një tjetër kishte lëvizur veturën në të cilin ky kishte qenë duke qëndruar mbi të.
Sipas raportit ditor të policisë thuhet se viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur të premten në Prishtinë.
“Rr. Aziz Tolaj, Prishtinë 23.05.2025 – 14:00. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi i njëjti dyshohet se derisa ishte i ulur mbi një veturë, vetura është lëvizur nga i dyshuari mashkull kosovar dhe viktima ka rrëshqitur dhe është rrëzuar duke pësuar lëndime të rënda trupore në kokë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.