U ushqyen në një lokal afër shkollës, rreth 40 nxënës në Pejë shfaqen simptoma helmimi

Dyshohet se rreth 40 nxënës të një shkollë në fshatin Vitomiricë të Pejës kanë pasur simptoma të helmimit,.

Në një lidhje direkte për emisionin “Horizonti i Pasditës” në RTV21, Drejtori i Arsimit në Pejë, Naser Gega tha se 7 nxënës kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Derisa zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi në një lidhje direkte për “Horizontin e Pasdites” , tha se të hënën dikur rreth orës 19:00 policia është njoftuar se në orët e para ditës të së njëjtës ditë, diku rreth orës 10:00 disa nxënës të shkollës së mesme të ulët në Vitomiricë, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në një lokal afër shkollës.

Ai shtoi se policia ka kontaktuar drejtorin e shkollës, pastaj është njoftuar edhe prokurori i cili ka urdhëruar hetimin e rastin, përderisa shtoi se rasti ende nuk konsiderohet si helmim./21Media

Back to top button