U vaksinuan kundër Covid edhe 2 mijë e 777 persona

 
Ministria e Shëndetësisë(MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 777 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas njoftimin të MSh-së, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.624.584 doza të vaksinës.
Deri më sot 765 mijë e 669 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCovid.
Këtë të shtunë në Kosovë janë shënuar 4 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1 mijë e 563 mostrave./21Media

Back to top button